Përrenjas/ Prerja e paligjshme e pyjeve, arrestohet 52-vjeçari

484
Sigal

Goditet një
rast i “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, sekuestrohen 25 metër kub lëndë
drusore dhe automjeti që i transportonte. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i
mjetit që transportonte lëndën drusore, Alush Ymeraj, 52 vjeç, banues në
Pogradec.

Ky shtetas, u arrestua nga
efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në aksin rrugor Urakë –Golik,
në vendin e quajtur “Urakë” u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar 25
metër kub lëndë drusore me mjetin e tij kamion tip “Iveco” me targa AA 814 HY pa
leje dhe pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjeti u
sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë
Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, “Prerja e
paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” .