Përplasjet në KZAZ, tre të arrestuar, tre në kërkim

540
Sigal

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë tre persona pasi akuzohen se kanë kryer vepra penale kundër procesit zgjedhor në disa KZAZ.

Të arrestuarit janë P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.