Përplasje sërish tek parlamenti, një protestues humb ndjenjat

515
Sigal

Vazhdojnë tensionet tek parlamenti mes protestuesve dhe policisë.

Në krye të turmës është ish-deputeti Flamur Noka dhe policët në lirim, të cilët herë pas here shtyjnë gardhin e policisë.

Nga ana tjetër policia vijon t’u bëjë thirrje protestuesve për qetësi. Një protestues është marrë nga qytetarët të tjerë në krah.

Protestuesi ka pasur gjendje të fikëti për shkak të turmës dhe shtyrjeve, u ndje keq dhe u largua nga protestuesit jashtë turmës.