Përplasje me armë në Tiranë

1250
Sigal

Një sherr i nisur brenda një lotoje sportive ka përfunduar me krisma armësh.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në zonën e ‘Astrit’ në Tiranë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të plagosur, por paniku mes banorëve ka qenë i madh.

Kjo sipas dëshmive të ardhura nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët kanë sjellë edhe pamjet në foto nga ngjarja.

Sherri ka ndodhur në katin e parë të një pallati në zonën e Astrit.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet