Përplasje me armë në Peqin, raportohet për një të plagosur dhe një viktimë

615
Sigal

23 vjeçari Andi Zylfi është personi që ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pak më parë në Peqin, në fshatin Përparim.

Fillimisht u raportua për disa persona të plagosur në Peqin si pasojë e të shtenëve me armë zjarri, ndërsa bëhej me dije se në gjendje të rëndë ishte një person, ndërsa një tjetër ishte plagosur.

Nga informacionet paraprake, mësohet se 23 vjeçari Andi Zylfi ka mbërritur i pajetë në spitalin e Elbasanit, pasi nga të shtënat e shumta me armë ka marrë plagë në kokë.

Ndaj viktimës dhe personit tjetër që ka mbetur i plagosur është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje.

Policia ëhstë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes ndërsa nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë, me një të vdekur dhe një të plagosur.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhet dhe shoku i Andi Zylfit, i cili ushëtonte në makinë bashkë me të.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është nisur drejt Peqinit një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.