Përplasje edhe në Gjirokastër, Aliko: kërkojmë zbatimin e dekretit të Presidentit

495
Sigal

Drejtuesit e opozitës në Qarkun e Gjirokastër bashkë me simpatizantë e mbështetës i janë drejtuar qendrës së KZAZ-së nr 78 për të hequr materialit zgjedhore. Me të mbërritur aty ata janë përballur me forca të shumta të policisë ku ka pasur edhe debate midis tyre.

Drejtuesit e Policisë janë shprehur se kanë pasur kërkesë nga KZAZ-të për mbarëvajtjen e procesit në baë të një vendimi të dhënë nga KQZ, dhe sipas tyre, përderisa ky vendim nuk është anuluar ata do të vijojnë ti mbrojnë qendrat e caktuar për vijimin e procesit zgjedhur.

Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës pyetën drejtuesit e Policisë se kush ështyë garant i Kushtetutës, ndërkohë që njëri prej tyre, anëtari i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Dasho Aliko tha: “Unë si këshilltarë ju kërkoj të na lironi ambjentet e Bashkisë. Ju jeni nëpunës të shteti dhe dekreti i Presidentit e ka bërë nul datën 30. Ne kemi ardhur për të mbrojtur dekretin e tij si qytetarë por edhe si anëtar i Këshillit të Bashkisë. Ndaj ju lutem, hidhini materilet në një ambient privat dhe kjo të boshatiset dhe ti kthehet bashkisë”.