Përplasja me armë në Vlorë, zbardhet dëshmia e të plagosurit

140

Personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Vlorë ka folur pas ngjarjes.

Dajko Cenodemajt, është personi i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes më armë mes dy bandave paraditen e sotme në Vlorë.

I plagosuri shprehet se ka qenë nuk konsumuar një kafe me 3 shokët e tij në momentin që kanë dëgjuar të shtënat.

Ai thotë se fillimisht kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre, por me afrimin e dy mjeteve kanë kuptuar se ata po përplaseshin me armë.

‘Poshtë dëgjuam të shtëna, thamë që ishin fishekzjarre, kur e pamë pastaj që ishin armë, dhe qëlloheshin nga të dy krahët, u futëm të gjithë brenda.

Kur u futëm brenda pashë që po më rridhte gjak nga këmba, kisha marrë plumb. Një plumb tjetër më kaloi afër veshit. Tani jam mirë më hoqën plumbin’, shprehet Dajko Cenodemaj. /Faxweb

Gjendja e Cenodemajt është e qëndrueshme dhe mjekët kanë mundur që t’i heqin plumbin që kishte në këmbë. Deri më tani Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë detaj për përplasjen me armë në mes të qytetit, ndërsa burime bëjnë me dije se është vënë në ndjekje të autorëve.