Përplaset nga automjeti, plagoset rëndë drejtuesi i biçikletës

704
Përplasja e një automjeti me një 58-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, për pak përfundoi me pasoja tragjike në qendër të Shkodres.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10.35 minuta tek sheshi “Demokracia” ku mjeti tip Fuoristradë Hamer me targë AA610MB, ka përplasur shtetasin Fetah Deltina, 58 vjeç banues në Shkodër i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas përplasjes mjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë kalimtarët e rastit që i kanë ardhur në ndihme të plagosurit, ku pasi kanë njoftuar ambulancën është bërë dërgimi i tij në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak se plagët e marra kanë qenë të shumta, ku sipas deshmive në vendngjarje trupi është shkëputur disa metra në ajër nga përplasja me mjetin.

Fatmirësisht pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë falë veprimeve të shpejta hetimore, si dhe nga deshmitë e qytetareve në vendgjarje u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi në kohë i autorit të dyshuar i cili u kap dhe arrestua në banesën e tij.

Sipas policisë ai është shtetasi Andi Martini, 19 vjeç, banues në Velipojë.

Meterialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Largim nga vendi ngjarjes” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”.
Sigal