Përplasen dy makina në Fushë-Krujë-Tiranë, shkak trafiku i rënduar

538
Sigal

Trafik
i rënduar mjetesh është krijuar pasditen e sotme në aksin rrugor
Fushë-Krujë-Tiranë. Dhjetëra automjete kanë qëndruar për disa minuta të
bllokuar, duke e patur të pamundur të lëvizin. Shkak për këtë situatë është
bërë një aksident automobilistik i ndodhur rreth orës 17:45 në këtë aks rrugor.

Dy mjetë janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si
pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar në spital për të
marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se i aksidentuari ndodhet
jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po heton
shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sakaq, po punohet edhe për
zhbllokimin e trafikut, dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve në
aksin Fushë-Krujë-Tiranë.