Përplasen dy makina në Bulevard, njëra përfundon brenda dyqanit

128

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Republika’.Në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëra-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani.Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.