Përplasen dy makina në aksin Fier-Levan/ Mes pasagjerëve edhe fëmijë, nuk ka të lënduar

548
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në  afërsi të fshatit Zhupan.

Një automjet tip kamionçine tip “Iveco”me targa AA 937 NL është përplasur me një “Toyota” me targa AA 335 HL.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme të shumta materiale.

Mësohet se në të dy automjetet kishte edhe fëmijë të cilët janë tronditur.

Shkak i aksidentit mësohet që të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.