Përplasen 3 makina në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset njëra nga shoferet

288

Pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur me njëra-tjetrën 3 makina.

Automjeti me targë AA 011 ED, me drejtues Xh. Y., automjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese një grua E. D., dhe makina me targë AA 868 DZ, sërish me shofere grua R. K.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesja me inicialet R. K. Policia thotë se ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.