Përpjekjet për de-euroizimin, BB:Ja masat që duhet të merren, si kanë vepruar fqinjët tuaj

620
Banka Botërore në raportin e saj të pranverës për vendet e Ballkanit Perëndimor i ka kushtuar një vëmendje të veçantë një zhvillimi specific të lidhur me Shqipërinë. Bëhet fjalë për deeuroizimin një masë e deklaruar nga Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti. Por çfarë nënvizon në fakt raporti i BB? Së pari ky institucion shpjegon arsyet se pse euroizimi i sektorit financiar pati një nivel të lartë duke e lidhur këtë me fazën e tranzicionit por edhe me faktin që agjentët e tregut u fokusuan tek përfitimi përmes diferencave të normave të interesit në transaksione me monedha të ndryshme.
Pra huadhënie në monedhë të huaj dhe ofrimi i interesave më të leverdishme për depozitat në monedhën vendase. Së dyti, Banka vlerëson se Shqipëria nuk është i vetmi vend me një nismë si kjo, Serbia e Maqedonia e kanë marrë këtë iniciativë më herët. Së treti Banka nënvizon masat që duhet të kihen parasysh kur ndërmerret një politikë e tillë.
Çfarë thotë BB për deeuroizimin në Shqipëri
“Që nga fillimi i tranzicionit që u shoqërua me një inflacion të lartë dhe mungesë stabiliteti makroekonomik dhe politikë mosbesimi tek monedhat vendase rezultoi me një euroizim të depozitave. Dhe ndërkohë që agjentët ekonomikë shfrytëzuan diferencat e normave të interesit mes kredive në monedhë të huaj dhe depozitave në monedhën vendase u zhvillua edhe euroizimi i asaj që njihet si carry tade apo transaksione me monedha për të përfituar nga diferenca e normave të interesit.
Në Ballkanin Perëndimor, euroizimi i depozitave ishte dominant; kreditë në euro dhe depozitat aktualisht përbëjnë 70 për qind të totalit në Serbi dhe 60 për qind në Maqedoni. Në Shqipëri, fenomeni që lidhet me përftimin nga diferenca e normave të interest u reflektua me një situatë të tillë ku 70 për qind e kredive ishin në euro, kurse depozita vetëm 40 për qind. Në Shqipëri, historikisht interesi për depozitat në monedhë vendase ka qenë i lartë, kështu që familjet dhe korporatat kanë kursyer në monedhën vendase por kanë marrë hua në modhena të huaja relativisht më pak të kushtueshme.
Shqetësimet për transmetimin e kufizuar të politikës së normës së interesit dhe mospërputhjet në bilancet që rrisin risqet markoekonomike kanë çuar disa vende të Balkanit Perëndimor që të kërkojnë në mënyrë aktive atë që njihet si de-euroizim. Por kthimi përmbys i kësaj situate ka rezultuar i vështirë. Në kushtet e ndërgjegjësimit për riskun e normës së këmbimit dhe mjetetve makroprudenciale për uljen e incentivave të huadhënies në monedhë të huaj kreditimi në monedhën e huaj ra në mënyrë graduale e ndihmuar edhe nga fshirja e kredive të këqija ku 75 për qind ishin në monedhë të huaj.
Ashtu si në vende të tjera në kushte të ngjashme deurozimi në depozita ka qenë më i ngadaltë sesa në kredi (historikisht eurozimi i depoiztave është zgjidhur siç duhej vetëm kur vendet në tranzicion i janë bashkuar zonës euro) në fakt në Shqipëri pjesa e depozitave në monedhë të huaj është rritur nga 44.1 për qind në 2009 në 53.1 në 2017 dhe në Serbi dhe Maqedoni është tkurrur me 11.4 pikë përqindje dhe 17.9 pikë përqindje krhasuar me nivelin më të lartë të tyre.
Euroizimi i formës së përftimit nga diferenca e normave të interesit në monedha është më i lehtë për t’u përmbysur duke korrigjuar keqvlerësimin në riskun e normës së këmbimit dhe me masa që e bëjnë kredinë në monedhë të huaj më pak atraktive. Në 2016 Banka e Shqipërië ndryshoi kërkesat e saj për rezervat në mondhë të huaj në linjë me kërkesat e Bankës Qendrore Europiane që lidhet me normën tek depozitat.
Masa të tjera përfshijnë ruajtjen e stabilitetit makrofisikal, ndërtimin e një sektori financiar elastik dhe rritjen e transparencës në shërbimet financiare. Në Serbi strategjia e dinarizimit e vendosur që nga viti 2012 përqendrohet në tre shtylla, 1) rritja e mjedisit makroekonomik duke mbajtur inflacionin të ulët, 2) zgjerimi i tregut për letrat me vlerë në dinarë dhe 3) ndërtimi i një tregu për shkëmbimin e instrumenteve të mbrojtura në monedhë të huaj”(Një kompani merr 1 milionë euro borxh dhe afati i saj përfundon për 6 muaj për t’i shlyer ato, ajo bie dakord me një huadhënës tjetër paraprakisht për të njëjtën shumë në të njëjtën datë që mbyll kontratën e parë).
Sigal