Përparim Kabo: Ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu fisnike!

818
Djali i vetëm i aktores së madhe, Tinka Kurti u nda nga jeta në Kanada, vetëm pak çaste pasi kishte bërë një telefonatë me të emën. Akademiku Përparim Kabo mes një postimi në rrjetet sociale tregon se Zef Kurti, ndërroi jetë për shkaqe natyrale, teksa ishte duke larguar borën pranë banesës. Kabo ngushëlon aktoren e madhe, duke treguar se ka pasur edhe një bisedë me të.

Postimi i Kabos:
Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistes së madhe Tinka Kurti ka ndërruar jetë në Canada në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë, por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar kujdes të menjehërshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…”Më ka vdek djali..ku ku…!”

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 on line i thoshte në 85-vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti, zhvilluar në Shkodër “…Nana ime të dua shumë!”…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…! Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin, mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…!Zoti qoftë me Ty dhe familjen tuaj! Amin !
Sigal