Përparim Halili: Fluturojnë taksat e shqiptarëve, 23 institucione prenotojnë 26 miliardë lekë bileta avioni për 2017-ën

620
Në vitin 2016, shpenzimet zyrtare për të udhëtuar jashtë shtetit titullarët, delegacionet dhe nëpunësit, ishin 15 milionë dollarë
Ky shpenzim kolosal i barabartë me vlerën e 3 spitaleve rajonale të ndërtuar nga themeli ose e barabartë me vlerën e ndërtimit të afro 25 shkollave të kompletuara me kapacitet 500-700 nxënës, janë miratuar për t’u bërë bileta avioni, hotele e ushqime restorantesh nëpër bote, me Udhëzimin nr. 22, datë 10. 07. 2013, “Mbi zbatimin e VKM Nr. 870, datë 14. 12. 2011 të këshillit të Ministrave për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen më shërbim jashtë vendit”.
Batërdia që po bëhet fondet publike prej institucioneve dhe shtetarëve që i drejtojnë këto institucione, nuk ka të ndalur. Janë miliarda lekë nga buxheti i shtetit, të cilat përdoren për mobilime zyrash, për vetura luksoze, për mëngjese, dreka e darka pune, për dhurata e sponsorizime “servilizmi” ndaj politikanëve të botës, për të bërë foto propagandistike, për pushime qeveritare etj. Këto shpenzime kolosale, nuk bëhen nga xhepat privatë të shtetarëve, por janë taksat e larta e të shumta që paguajnë shqiptarët dhe bizneset, por edhe borxhet që lypen prej qeverive nëpër botë e që në fund i paguajnë po shqiptarët. Kjo histori me milionat që përdoren për qejfe e luks, po vazhdon edhe më shfrenueshëm Po ndalemi një rast të hapur e të rëndë abuzimi, që e provon këtë realitet i cili gëlltit miliardat e financave kombëtare, të cilat përdoren tipik privatisht prej një grupi shtetarësh të lartë, por që serviren gjoja sikur këto shpenzohen “në emër të punëve në interes të popullit e të vendit”! Çfarë ndodh konkretisht? Duke shfletuar numrat e “Buletinit të Prokurimeve Publike” të dhjetorit 2016 dhe 2 numrat e publikuar në janarin 2017, konstaton faktin, që shumë institucione e shërbime shtetërore që paguhen nga taksat e shqiptarëve, bëjnë “tym” miliarda lekë taksa të shqiptarëve, për udhëtime jashtë shtetit! Gazeta “Telegraf” bëri një investigimi dhe zbuloi skandalin, që për vitin 2017, shpenzimet për bileta, fjetje e trajtim ushqimor në udhëtimet që do bëhen jashtë shtetit, janë në vlerën 24 milionë dollarë, ndërkohë që për vitin 2016 ky fond financiar shpenzimesh ishte planifikuar 15 milionë dollarë. Shifra është një tregues konkret tepër alarmant edhe me 9 milionë dollarë shtesë për vitin 2017. Ky shpenzim kolosal i barabartë me vlerën e 3 spitaleve rajonale të ndërtuar nga themeli, ose e barabartë me vlerën e ndërtimit të afro 25 shkollave të kompletuara me kapacitet 500-700 nxënës, janë miratuar për t’u bërë bileta avioni, hotele e ushqime restorantesh nëpër bote, me Udhëzimin nr. 22, datë 10. 07. 2013, “Mbi zbatimin e VKM Nr. 870, datë 14.12.2011 të këshillit të Ministrave për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen më shërbim jashtë vendit”. Mjafton ky vendim e ky udhëzim që jep këshilla dhe leje për ta zbatuar dhe hapen kasafortat e Thesarit të Shtetit e paguhen miliarda lekë për këto udhëtime të titullarëve, sekretarëve të tyre, miqve që ata fusin në delegacione, të vartësve të besuar e servilë, madje edhe të familjarëve, të cilët prezantohen në protokoll si zyrtarë të institucioneve. janë 23 institucione kryesore shtetërore, të cilët për vitin 2017 kanë planifikuar të harxhojnë në total 26 miliardë lekë për fluturime jashtë shtetit, duke përfshirë këtu edhe institucionet qendrore e lokale që kanë në vartësi të tyre. Nuk e kemi fjalën këto se cilët futen nëpër ekipe e delegacione që udhëtojnë jashtë shtetit mbasi në këto lista janë futur edhe motrat, vëllezërit, dajot, tezet, hallat, kunatat, kunetërit, shokët, të “fortët” dhe halabakët që mbajnë mbrapa mbesat, vjehrra, deri edhe gjyshet e dhëndurëve e të nuseve të fëmijëve. Në listën e institucioneve që gllabërojnë miliardat e taksave të shqiptarëve për udhëtime jashtë shtetit janë kryeministria, Kuvendi për udhëtimet e deputetëve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ujësjellësit, KESH, Ministria e Energjisë, Financave, Ekonomisë, prefekturat, bashkitë, këshillat e Qarqeve, SHISH dhe gjithë inspektoriatet qendrore! Nuk po trajtojmë në këtë vëzhgim objektin e këtyre udhëtimeve, të cilët janë nga më absurdet e qesharaket, deri tek motivet udhëtuese me përmbajtje aventureske! Kanë harxhuar në vitin 2016 mbi 18 milionë dollarë për udhëtime jashtë shtetit, por nuk kanë sjellë asnjë produkt për interesat e vendit! Tabela me fondet e akorduara e të hedhura në tenderët e shtetarëve për bileta avioni janë të publikuara në “Buletini i Prokurimeve Publike”. Vetëm biletat shkon minimalisht në 240 milionë lekë dhe maksimalisht në 400 milionë lekë. Po fjetja? Po ushqimi? Po shpenzimet për vizita, dhurata, shpenzime udhëtimi me makinë në shtetet përkatëse, në çfarë vlere shkojnë?! Fakti është ky: Për vitin 2017, këto udhëtime shtetarësh janë planifikuar në vlerën 26 miliardë lekë! 
Sigal