Përmirësimi i motit – Gjatë fundjavës mbi 2 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri nga Morina

598
Përmirësimi i kushteve meterologjike ka bërë që në Pikën e Kalimit Kufitar në Morin të Kukësit të shtohet fluksi i kalimit të shqiptarëve të Kosovës të cilët duket se shfrytëzojnë çdo ditë më diell për të vizituar qytetet e ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë fundjavës, qindra shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin ndërkohë që Policia e Kufirit dhe Migracionit ka shtuar sportelet e përpunimit të dokumentacionit si dhe personelin, në mënyrë që të mos krijohen pengesa.
Vetë shqiptarët e Kosovës kërkojnë që kufiri të mbetet imagjinar, pasi mes shqiptarëve nuk duhet të mbeten më hije nga e kaluara.
Sipas raportimeve të policisë së Kufirit e Migracionit, gjatë fundjavës kanë kaluar më shumë se 2 mijë persona ndërkohë, për dy javët e fundit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 13 mijë e 500 persona 5600 automjete dhe kanë dalë prej saj 14 mijë e 600 persona me 6300 automjete.
Sigal