Përmet/ Sekuestrohet 400 kg hashash; arratisen autorët

607
Sigal

Në Qarkun
Gjirokastër vijojnë Operacionet anti-kanabis ku janë sekuestruar  400 kg
lëndë narkotike në proces tharje. Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli
i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriçan”, Njësia
administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina, u gjet lëndë
narkotike në proces tharje, pesha totale e lëndës narkotike ishte 400 kg.

Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të
largohen.  Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
 Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme.