Sigal

Policia ka zbuluar trupin e pajetë të 57 vjecarit përmetar i cili u hodh në lumin Vjosë pesë ditë më parë. Siç raporton kjo e fundit, trupi i tij është drejt dekompozimit.  57 vjecari N.S. u gjet pas kërkimeve të kryera përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë prej punonjësve të Policisë së Përmetit dhe polumbarëve të Repartit të Reneas.

Ajo cfarë zbuluan kërkuesit, është se mbi trupin e 57 vjecarit, nuk janë gjetur shenja dhune ç’ka hedh poshtë hipotezat e mëparshme që ai të jetë hedhur nga persona të tjerë në rrjedhën e lumit. Mesditën e 10 gushtit, familja e 57 vjecarit, kishte vënë alarmin për të afërmin e tyre i cili dyshohet se është vetëhedhur nga ura e fshatit Rapckë.