Përmet, asgjësohen 860 bimë narkotike, autorët në kërkim

529
Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet, në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara kanë bërë të mundur asgjësimin e 860 rrënjëve bimë narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se asgjësimi është bërë i mundur në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ku janë evidentuar 860 rrënjëve bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në fshatin Kreshovë, komuna Petran Përmet, në vendin e quajtur “Pylli I Kreshovës.” 
Nga ana e saj policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe ndalimin e kultivuesve,për veprën penale “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Sigal