Përmbytjet, Rama nga Berati: Nis faza e tretë, zëvendësim dëmeve!

512
Sigal

BERAT – Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
 
I shoqëruar nga drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë, kreu botëror i Bektashinjve Baba Mondi dhe Nga Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj,  shefi i qeverisë theksoi se tashmë nga dita e sotme plani për rimëkëmbjen e këtyre zonave ka hyrë në fazën e tretë.
 
Siç u shpreh Rama, kjo fazë e tretë ka të bëjë me zëvendësimin e bagëtive të humbura si dhe prodhimit gjithashtu të humbur si rezultat i reshjeve të dendura të këtyre ditëve.
 
“Sot unë jam i kënaqur që në këtë aksion është dhe drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë. Kemi filluar komunikimin si dhe me partnerët e tjerë që në ditën e parë, në plotësimin e nevojave të fazës së 2, hyjmë në fazën 3 ku financimet e qeverisë së mëparshme, të Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë që janë treguar të gatshëm të bëjnë të mundur zëvendësimin e krerëve të humbur, atyre që kanë humbur prodhimin, ashtu siç i takon një qeverie e shoqërie të përgjegjshme të dalim nga kjo krizë më të fortë se sa kriza para nesh për shkak të tërbimit të motit.” theksoi Rama

Kryeministri Rama falënderoi edhe shkollat e qytetit të Beratit të cilët janë solidarizuar në dhënien e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytura.
 
“Me shumë mirënjohje i shpreh falenderimit tim mësuesve drejtorëve të shkollave fëmijëve që dhanë shembull të solidaritetit njerëzor në këto kushte duke bërë edhe një model për gjithë të tjerët se çfarë do bëjmë së bashku kur të gjithë goditen nga një fatkeqësi.” tha Rama.