Përmbytjet, Pogradec: Tërheqja e ujit lë pas baltën në banesa e lokale

527
Në Pogradec pasojat e përmbytjeve të së dielës janë të mëdha.Tërheqja e ujit ka lënë pas baltën në banesa e lokale.
Më e rënduar situata është në lagjen 1 maji, ku pavarësisht punës së zjarrfikësve për thithjen e ujit dhe baltës me pompa, gjendja vijon të jetë problematike.
Banorët e prekur nga përmbytja thonë se janë detyruar të paguajnë privatisht për heqjen e ujit nga garazhet.
Banori : “Hoqëm ujin me pompa, e hoqëm vet, paguam vet privatisht.”
Banori : “Baltën dhe ujin deri te dera nuk mund ta heqim dot vet me lopatë , është mbi gjysmë metri, skemi ku ta hedhim”.
Kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri ka kërkuar reagim nga qeveria për dëmet që i konsideroi të pallogaritshme.
Eduart Kapri : “Gjej me vend ti bëj thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masat e duhura për të na ardhur në ndihmë me mjete monetare ,materiale apo me makineri të rënda të cilat duhet ti vijnë në ndihmë popullsisë së Pogradecit për të përballuar këtë situatë në të cilën ka qënë në këto ditët e fundit me rreshjet që kanë ndodhur.”
Ende nuk dihet bilanci i dëmeve në qytetin e Pogradecit dhe fshatrave përreth, por përve ç dhjetëra banesave e kateve të para të pallateve, nga përmbytjet janë dëmtuar dhe rrugë e ura lidhëse të fshatrave.
Sigal