Përmbytjet, Nishani: Banorët mbeten në rrezik, institucionet të sensibilizohen

490
Sigal

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka kërkuar sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar me prioritet situatë e përmbytjeve në vend, pasi sipas tij banorët mbeten në rrezik, deklarata e Presidentit një ditë pasi ka inspektuar situatën në terren.

“Takova të gjitha strukturat e emergjencës. Dëshiroj të përcjell tek qytetarët, ka të bëjë me sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar me prioritet këtë situatë, nga mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me strukturat e emergjencës, pasi duke parë ditët në vijim, banorët mbeten në rrezik.”- tha Nishani.
 
Duke bërë një pasqyrim të asaj se çfarë ka konstatuar Nishani thekson se Thuajse 100% e tokave të banorëve ishin nën ujë.
“Thuajse 100% e tokave të banorëve ishin nën ujë, dhe në dijeninë e të gjithë specialistëve ata nuk mund të përdoren më. Po ashtu tu krijohen lehtësira banorëve për kreditë e marra lidhur me këta persona.”- theksoi Nishani.
 
Më tej ai ka kërkuar që në një në një situatë afatmesme është e domosdoshme që të ndërhyhet në infrastrukturë që ka të bëjë me zonat me riks të lartë në rast të reshjeve ose paraqitjes së situatave të ngjashme.