Përmbytjet në Shkodër, ekspertë hollandezë japin ide për parandalimin e tyre

550
Përmbytjet në Shkoder të perseritura vitet e fundit mund të parandalohen sipas ekspertëve të huaj. Gjatë një takimi me prefektin e këtij qytetit, ekspertë nga Hollanda shohin si zgjidhje ndërtimin e një bypass-i përreth qytetit, por edhe zhvendosjen e banorëve aty ku rreziku është më i lartë.
Luitzen Bijlsma, Ish drejtori i parandalimit të përmbytjeve në banken boterore: “Ne jemi në dijeni edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në Shkodër në vitin 2010-2011. Do të ishte mirë që të bëhet një by pass apo e thënë ndryshe një kanal i madh përreth qytetit në mënyrë që ta kalojë lumin Drin dhe të shkojë në liqen që është afër qytetit. Këto lloj infrastrukturash për bypass-se, janë pjesë e skemave më të mëdhaja pasi në disa raste nuk adreson të gjitha problemet. Ajo që nevojitet është një skemë integrale e basenit ujor. Kemi disa shembuj pozitiv në Hollandë ku kemi bërë by pass për të shpëtuar qytete të ndryshme. “
Për të vënë në zbatim këto ide do të duhet në studim i plotë dhe hartim i një programi të detajuar që t’i dorëzohet qeverisë. Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkodër: Bashkia e Shkodrës tani përmbledh dhe të gjithë ish-komunat që edhe i shton problemet përmbytjes por edhe e bën të mundur studimin e këtij problemi. Me ardhjen e stinës së dimrit qarku i Shkodrës për shkak të reshjeve të shiut por edhe mbushjes së kaskadës së Drinit është i riskuar nga përmbytjet.
Sigal