Përmbytjet në Shijak: 750 banesa dhe 230 biznese të dëmtuara

474
Përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dëndura dhe daljes nga shtrati të lumit Erzen kanë lënë pas një tmerr të vërtetë në 200 banesa. Uji që arriti mbi tre metra lartësi, në disa raste deri në tarracë, ka lënë pas vetëm llum e baltë, duke nxjerrë jashtë përdorimit çdo orendi dhe pajisje.
Bashka e Shijakut ka nisur sot evidentimin shtëpi më shtëpi, ndërsa shton se deri më tani rezultojnë të pëmbytura 200 banesa, 300 ha tokë, 15 biznese, 2 ferma kërmilli, ndërsa 50 bagëti të imta i ka marrë lumi.
Bashkia njoftoi se banorët do dëmshpërblehen për dëmet. Kryebashkiaku Ardian Kokomani tha se sot po bëhen evidentimet e fundit. “Verifikimet përfshijnë orenditë e gjithçka kanë banorët, ndërsa dëmshpërblimi varet nga qeveria”.
Sigal