Përmbytjet në Çermë, mbërrijnë ndihmat e para, 500 pako me ushqimore e batanije

496
Mbërrijnë ndihmat për banorët e zonës së Çermës të cilët u prekën nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe çarjes së argjinaturës në lumin Shkumbin. Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave ka nisur mbi 500 pako ushqimore dhe batanije për familjet e dëmtuara nga uji. Ndihmat janë marrë në dorëzim nga ana e Shtabit të Punës të kryesuar nga nenprefekti i Lushnjes dhe do të ndahen sipas listës së verifikimeve që është bërë në terren nga grupet e punës.
Ilir Dervishi: Ne i morëm në ngarkim dhe i kemi ndarë 400 pako do të jenë në dispozicion të bashkisë Divjakë dhe 100 pako të bashkisë Lushnje për familjet në nevojë që do të shpërndahen në bazë të verifikimeve që kanë bërë grupet e punës të të dy njësive vendore. Realisht kemi identifikuar rreth 120 familje por ne ndarjen do ta bëjmë edhe në bazë të kurorave që mund të jenë në një familje. Sepse ka një familje që mund të jenë 2-3 kurora.
Krahas ndihmave ka vijuar puna për lirimin e kanaleve kulluese nga mjetet e bordit të kullimit, pas mbylljes perfundimtare të argjinaturës së lumit Shkumbin, aty ku u krijua dhe situata e përmbytjeve.
Sigal