Përmbytjet/ Ndihma për zonat e prekura, Tahiri: Solidaritet i gjithë shoqërisë

610
Sigal

 

Strukturat e Emergjencave Civile dhe të Rezervave të
Shtetit kanë shpërndarë sot ndihma ushqimore dhe batanije, për zonan e prekura
nga përmbytjet e ditëve të fundit në Njësinë Administrative 11 të Tiranës. I
shoqëruar nga deputeti i zonës Rapik Suli, Prefekti Sadi Vorpsi, drejtues
lokalë dhe të Emergjencave Civile, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri
apeloi për solidaritet të gjithë shoqërisë.

Prononcimi
për mediat i ministrit Tahiri:

Jam këtu me Prefektin, me punonjësit e Policisë dhe
mbi të gjitha me studentët e Akademisë, me deputetin, Administratorin,
drejtorin e shkollës, me përfaqësues të Rezervave të Shtetit dhe Emergjencave
Civile. Kjo për shkak se zona ku jemi është një zonë që në mënyrë ciklike
përmbytet. Dhe ndërkohë na duhet të marrim masa emergjente për të garantuar që
kjo të mos ndodhë më në të ardhmen.

Pra duke zhvilluar një program të tërë nga njëra anë
jemi për analizimin e situatës dhe shkaqeve pse përmbytet kjo zonë, dhe nga ana
tjetër për të marrë masa që kjo të mos ndodhë në të ardhmen. Kjo është një
pjesë e punës sonë.

Pjesa tjetër ka të bëjë pa asnjë diskutim me ndihmën
që u japim banorëve të cilët deri para pak ditësh ishin me prani të ujit në
shtëpitë e tyre. Ka shumë rëndësi solidariteti i njerëzve, solidariteti mes
nesh, për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Është e disata herë që kemi ndihmuar
komunitete të caktuara që kemi ndihmuar komunitete të caktuara që janë gjendur
në vështirësi për shkak të kushteve atmosferike dhe veçanërisht përmbytjeve.

Në kushtet aktuale po bëjmë gjithçka është e mundur
për të menaxhuar situatën çdo cep të Shqipërisë, për të mos pasur vështirësi e
situata kritike me përmbytjet. Por nga sot nisim dhe një fushatë të tërë ndihme
dhe solidariteti për ata që u prekën nga kjo përmbytje.

Është pas asnjë diskutim e dimensionit social e asaj
që kemi bërë deri më sot. Do ta vazhdojmë me çdo familje duke i ndihmuar që të
krijojnë kushtet e jetesës në banesat që kishin prani të ujit.

Zjarrfikëset, Emergjencat Civile, forcat e Policisë,
forcat e Ushtrisë aty ku është e nevojshme, do të bëjnë gjithçka që është e
mundur  për të rikthyer shtëpitë dhe
banesat në kushtet e jetueshme. Dhe nga ana tjetër Rezervat e Shtetit,
bizneset, partnerët tanë do të ndihmojnë që të rikrijojmë këtë shtresë të
solidaritetit social me të gjithë ata që ishin në kushte të vështira.

Ka ende shumë për të bërë. Situata është ende në
vlerësim të vazhdueshëm orë pas ora, pasi reshjet e shiut nuk kanë pushuar. Ka
zona të vendit me temperaturë të lartë – pra nga pikëpamja e rrezikut janë ende
nën kërcënimin e motit. Ne po e monitorojmë çast pas çasti, në mënyrë që të
shmangim sa është e mundur pasojat e rënda në pasurinë e qytetarëve dhe mbi të
gjitha për të shmangur në mënyrë absolute pasojat në shëndetin dhe jetën e
qytetarëve.

E theksoj, nga njëra anë kjo është puna për të
shmangur dëmet dhe pasojat. Nga ana tjetër, ne po rindërtojmë indin social të
shoqërisë, duke u solidarizuar me të gjithë ata që janë gjendur në kushte të
vështira këto ditë.

I kemi bërë thirrje sipërmarrësve, i kemi bërë
thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe fillojmë sot një fushatë
solidariteti dhe ndihme për të gjithë ata që kanë pasur probleme për shkak të
motit dhe situatave të vështira për shkak të motit.

Pyetje: Zoti ministër në të gjithë vendin
sa është numri i familjeve që kanë nevojë për ndihma sikurse këto familje që morën
sot?

Ministri
Tahiri
: Kjo është ende në vlerësim të vazhdueshëm pasi nuk
ka ende një numër definitiv sa kohë situata kritike vazhdon. E ritheksova
përveç angazhimit tonë për të shmangur pasojat, angazhimi tjetër është pas
asnjë diskutim vlerësimi ditë pas dite, mbjatja shënim dhe evidentimi i
problemeve.

Qofshin këto probleme në pasuri apo në gjënë e
gjallë apo probleme në jetueshmërinë e kushteve minimale të qytetarëve.

Pyetje: Zona më problematike për
momentin, kush është zoti ministër?

Ministri
Tahiri
: Sot e gjithë Shqipëria është në vlerësim aktual,
pra situata me motin e keq nuk ka përfunduar.

Ne jemi ende në fazën që po menaxhojmë në zonat që
janë në rrezik të shtuar, jemi ende në fazën që po menaxhojmë shmangien
maksimale të pasojave. Ndërkohë në zonat që kanë pasur para disa ditësh
probleme të tilla kemi filluar fazën e dytë, fazën e rekuperimit si nga
pikëpamja e pasurisë ashtu edhe nga pikëpamja e ndihmës për të gjithë ata që
kanë pasur probleme.

Në këto situata të vështira vihet në test mundësia
jonë për tu bërë bashkë. Në këto situata të vështira për shkak të motit, vihet
në test mundësia jonë për tu solidarizuar me të gjithë ata që kanë nevojë për
ndihmë. Ndaj unë do shfrytëzoja këtë rast për t’i bërë thirrje të gjithë
qytetarëve, të gjithë sipërmarrësve, të tregojnë që me njëri tjetrin ne mund të
përballim shumë më mirë pasojat edhe të kapriçove të motit siç ndodhi para disa
ditësh dhe kjo është e vetmja mënyrë për të bërë gjithçka është e mundur që të
rikuperojmë me aq sa kemi mundësi pasojat e rënda që shkaktohen nga përmbytjet
për të gjithë ata që sot janë në nevojë.

Pyetje:
Zoti Tahiri janë marrë
masa të shtuara të sigurisë për sa i përket takimit të sotëm me Izraelin?

Ministri
Tahiri
: Policia ka marrë të gjitha masat.

Unë sot këtu jam për tjetër gjë dhe do të doja të
mos zgjatesha në çështje të tjera. Më mirëkuptoni, për mua është shumë e
rëndësishme që t’i tregojmë publikut aftësinë që kemi si shoqëri për t’u bërë
bashkë dhe për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

Në raste të vështira, në çaste të vështira si këto
për këto familje apo shumë të tjerë që kanë vuajtur pasoja të veçanta për shkak
të motit është shumë e rëndësishme që shoqëria t’i thërrasë solidaritetit dhe
të bëhemi bashkë për t’i ndihmuar.