Përmbytjet/ Ministrja Nikolla ndjek nga afër situatën në Lezhë

54

Ministrja është njohur
mbi situatën e krijuar nga përmbytjet nga prefekti dhe kryetarët e bashkive
Lezhë e Kurbin, duke konstatuar se situata është emergjente. 




Me qëllim koordinimin e masave për t’i bërë ballë
vështirësive, Nikolla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e
Mbrojtjes, Mimi Kodheli. 




Kjo e fundit i ka konfirmuar se 30 trupa janë
nisur nga Vau i Dejës, si dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë për t’u ardhur
në ndihmë banorëve të zonës. 




Pas takimit me zyrtarët vendorë, ministrja Nikolla
ka vijuar me një seri inspektimesh në zonat e përmbytura, duke u ndalur në një
nga më të prekurat, atë në Tale.