Përmbytjet, MAS: Nga nesër rinis mësimi në të gjitha shkollat

587
Sigal

Në një
kohë kur mësimi në të gjithë vendin u pezullua për shkak të motit të keq,
Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e nesërme procesi mësimor do të
zhvillohet si normalisht.

Duke marrë shkas nga situata e
vështirë me të cilën u përball dje pothuajse mbarë vendi, Ministria e Brendshme
kërkoi pezullimin e mësimit nëpër shkolla, port të garantuar sigurinë dhe jetën
e nxënësve dhe mësuesve.

Fill pas kësaj, Ministria e Arsimit
nxorri një vendim për pezullim, deri në një urdhër të dytë. Dje katet e para të
disa shkollave dhe oborreve u përmbytën, ndërsa në Vlorë dy mësuese mbetën të
plaguara pasi u dëmtuan nga një pemë që ra.