Përmbytjet kërcënojnë Shkodrës, IGJEUM: Po rriten prurjet në liqen dhe lumenjtë Drin e Bunë

145
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e premte, dt.16) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjes.
Nesër (e shtunë, dt.17) do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.
Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës. Pritet përkeqësim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive. Në Shkodër pritet të jenë deri në lokalisht shumë intensive. Në qarqet Lezhë dhe Dibër priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive, ndërsa në pjesën tjetër të territorit të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata në shumicën e qarqeve. Reshjet priten më të dendura gjatë pasdites së sotme dhe pasdites së nesërme.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 22
në vendet e ulëta: 13 / 23
në vendet malore: 7 / 18
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe veçanërisht nesër (e shtunë, dt.17) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në pjesën më të madhe të territorit.