Përmbytjet/ Hapet rruga Librazhd-Prrenjas, Dervishaj: Jemi në gatishmëri maksimale në të gjithë vendin

589
Sigal

Kompania
e rrugëve ka pastruar dhe ka hapur aksin rrugor Librazhd – Prrenjas që ishte
bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave.

Në vendngjarje ka qenë edhe
ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i cili inspektoi nga afër punimet për
zhbllokimin e rrugës.

“Jemi në gatishmëri maksimale në të
gjithë vendin. Rruga u hap pasi ndërhyri kompania. Jemi në gatishmëri maksimale
në gjithë vendin. Drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm. Drejtuesit e
automjeteve të respektojnë sinjalistikën”, tha Dervishaj.