Përmbytje në Has: Dëmtohen rrugët, banorët mbeten të izoluar

584
Edhe zona e Hasit është përmbytur nga reshjet. Sipas kreut të Partisë Demokratike atje, Miftar Dauti, situata paraqitet e rëndë dhe autoritetet nuk kanë marrë masë për përmirësimin e saj.
Dauti: Situata në Has është shumë e rëndë sepse para dy ditësh kanë rënë reshje dëbore. Dje ka qenë gjithë ditën akull, ndërsa sot gjatë gjithë ditës kanë rënë reshje shiu. Ka shumë probleme në njësinë administrative Gjinaj ku janë përmbytur shtëpi, banorët rrezikojnë jetën. Pothuajse të gjitha fshatrat janë të izoluara dhe nuk lidhen dot me qytetin për shkak se nuk janë hapur rrugët.
Akulli ka qenë shumë i madh dhe reshjet shumë të dendura. Për këtë arsye janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale nga vërshimi i ujërave të shumta. Nuk ka pasur reagim nga pushteti vendor, kemi pritur që kryetari i Bashkisë të thërriste një mbledhje urgjente të këshillit, gjë që nuk ka ndodhur.
Kam komunikuar me të gjithë kryepleqtë e fshatrave për tu njohur më situatën, që nuk është e mirë por shpresojmë t’ia dalim nëse reshjet fillojnë të dobësohen sadopak. Momentalisht nuk ka asnjë veprim as nga pushteti vendor dhe as ai qëndror. Thonë nuk kemi fonde. Banorët janë pa ushqime për vete dhe bagëti. Nuk ka mundur të lëvizë askush.
Sigal