Përmbytja te qendra tregtare, FA shkojnë në ndihmë të qytetarëve të bllokuar

622
Forcat e Armatosura kanë shkuar në ndihmë të qytetarëve të bllokuar në qendrën tregtare City Park në Tiranë. FA kanë vënë në përdorim një mjet për heqjen e ujit të tepërt.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë Tiranës. Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur nga reshjet që kanë sjellë edhe baltë me vete.
Po kështu tek Qendra tregtare City Park përgjatë autostradës niveli i ulit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duken të mbuluara nga uji.
Aty është krijuar një kaos e panik dhe qytetarët shkruajnë se askush nuk iu ka shkuar për t’i ndihmuar. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, shkruajnë qytetarët.
Mjeti i ushtrisë është nisur drejt City Park për evakuimin e qytetarëve që ndodhen aty. Po punohet për zhbllokimin e situatës.
Sigal

permbytje autostrade-city park (3)permbytje autostrade-city park (4)permbytje autostrade-city park (1)permbytje autostrade-city park (2)