Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, uji arrin gati 1 metër

607
Policia ka njoftuar se në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi për shkak të reshjeve të fundit, niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore bën me dije se ka dërguar përforcime me patrulla shtesë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, uji arrin gati 1 metër
Sigal