Përmbyset makina e policisë, tre efektivë me urgjencë drejt spitalit

588
Një makinë policie është aksidentuar pasditen e sotme në Lezhë. 
Siç bëhet me dije, një makinë policie është përmbysur dhe për pasojë tre efektivë kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendje e tyre shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Lezhë, pranë fshatit Rrilë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave në të cilin ka ndodhur aksidenti.
Sigal