Përmbyset kamioni në autostradën Tiranë-Durrës

427
Një kamion që transportonte grurë u përmbys në autostradën Tiranë-Durrës.
Qytetarët që dërguan fotot në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel thonë se si pasojë e këtij aksidenti u bllokua qarkullimi për disa minuta. 
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas 15 minutash. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë në rrugë. 
Fatmirësisht, ky aksident ka qenë pa pasoja në njerëz.
Sigal