Përmbaruesit privatë, bojkot konferencës zgjedhore: Po manipulohet!

553
Sigal

TIRANË-Dje pasdite, u mblodh Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë, ka dalë me një vendim unanim, për të bojkotuar konferencën zgjedhore të kreut të kësaj dhome. Siç dihet, kjo konferencë zgjedhore nuk përfundoi dot në datën 18 tetor 2014, për shkak të presioneve dhe luftës zyrtare të organizuar prej Ministrisë së Drejtësisë dhe klaneve që synojnë të uzurpojnë drejtimin e kësaj dhome. “Beteja” për kreun e kësaj dhome është zhvilluar mes dy kandidaturave, njëra që përfaqëson përmbaruesit sipas statutit dhe tjetra, që përfaqëson grupin që synon marrjen e drejtimit të saj. Tashmë pozicionet janë ndarë në palën që kërkon zgjedhje të lira dhe në palën që synon të manipulojë zgjedhjet, siç veproi në procesin e datës 18 tetor. Këshilli Drejtues i Dhomës së Përmbaruesve privatë, i bindur që edhe zgjedhjet e datës 1 nëntor 2014 do të manipulohen, ka vendosur të mos përfshihet në këto zgjedhje, duke vendosur t’i bojkotojë. Ata kërkojnë që këto zgjedhje të zhvillohen në një datë tjetër dhe jashtë mjediseve të Ministrisë së Drejtësisë, pa prezencën e drejtuesve të saj, pa pjesëmarrjen e atyre që nuk kanë të drejtë vote e për më tepër pa prezencën presionuese të policisë së shtetit.  Ka reaguar dhe pala tjetër nëpërmjet këtij njoftimi: Njoftimi i palës që synon marrjen e drejtimit të dhomës së përmbaruesve privatë

Të nderuar! Lidhur me kërkesën tuaj mbi zhvillimin e zgjedhje për organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve gjyqësor Privatë pranë ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë shprehemi parimisht dakord. Për sa më lart, ju garantojmë se strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë po marrin të gjitha masat e nevojshme për krijimin e kushteve optimale në zhvillimin e mbledhjes në datën 1 Nëntor 2014. Bashkëlidhur do të gjeni listën e pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në votimin e raundit të parë. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin. Bledar Kabashi/ Drejtor i D.I.I.V.P.L dhe Inspektimit të Çështjeve të Pronësisë!”