Përlot me vargjet aktori kosovar: Kur dridhesh ti, Ne s’bajmë gjumë Shqipni…

1176
Sigal

Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet ka përlot sot rrjetin me një poezi për tërmetin. Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria Kosova nuk mund të flejë gjumë.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni