Përlot Aurela Gaçe: Dr.Flori ja dolëm mik!

178

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk harron të kujtojë këngëtarin e ndjerë Dr.Flori.

Në mbyllje të sezonit ajo k kujtuar një pjesë të bisedës me të ku sipas tij ishte detyra e tyre të bënin të mundur që të vendosej në klube muzika shqiptare.

Postimi i plotë i këngëtares:

Dr Flori, mik, I ja dolem.

Perpara se te largoheshe nga kjo jete, me the se ne te dy kishim nje detyre.

Ne nje bisede tonen me the se – ” Ne, duhet te fusim muziken Shqip ne clube , e kemi detyre ”!

-Po pse ? Eshte kenga Shqip- te thashe . – Jo jo, akoma nuk eshte – keshtu m’u pergjigje…

e une eshte hera e pare qe e them kete per publikun, pasi me dukej se akoma se kisha kryer detyren.

Ti kishe nje peng te madh.

Si ka mundesi me thoshe qe publiku kenget tona I do, por neper clube si vendosin kurre? ( sepse te mos harrojme, trende te ndryshme kane kaluar, e cdo gje mund te luhej pervecse Shqip) …

Koha ndryshoi, filluan te ftohen artistet Shqiptare neper clube…por prape, ti Flor me the se akoma, akoma nuk jemi ku duhet.

Mbas disa javesh te kesaj bisede, papritur ne, familja, miqte, publiku, nuk te patem më mes nesh. Fizikisht. Po . Vetem fizikisht.

Kjo kenge u kendua mbreme e cdo here Flor, eshte kenga Boom Boom, ku nderthurrem modernen me folkun, cifteline e tupanat e muzikes sone te bukur te Veriut.

E kendoj e ne fakt Flor, sa here shoh gezimin e njerzve ne sy e duart lart duke kercyer me ritmin e Shqipes, me duket sikur pak nga pak po e kryej detyren qe I dhe vetes edhe mua. Po e kryejme bashke, ti me muziken, vargjet ,idete e tua.

Ju faleminderit shume miqte e mij, me falni qe u zgjata, por e kam kete te mire, vdes te sqarohem.

Ju faleminderit te gjitheve ju qe ishit mbreme ne mbylljen e sezonit jo vetem mbreme por cdo jave, duke e kthyer cdo jave magjike…ajo cfare ndodh mes nesh ka vetem nje emer. DASHURI