Perla natyrore që detyron banorët të mbajnë mbyllur dritaret!

540
Lumi Gjole në rrethinat e Fushë-Krujës ndodhet në gjendje të mjerueshme, vatër infeksioniesh ndërsa para viteve ‘90, banorët thonë se laheshin në këtë lumë.
Planet janë filmuar pranë urës së Gjoles, prej nga lumi përshkon Tiranën dhe përfundon në grykderdhje në det.
Nga ndotja e madhe lumi ka marrë ngjyrë të zezë ngaqë aty derdhen mbeturinat e lokaleve dhe banesave edhe nga Tirana.
Banorët e fshatrave afër këtij lumi i mbajnë dyert e dritaret të mbyllura nga era e keqe që mban lumi.
Ky lumë po bëhet i rrezikshëm nga pickimi i mushkonjave ku menjëherë merr infeksion, ndërkohë që më parë banorët thonë se ka qenë një vend argëtimi gjatë verës.
20 vjet në këtë gjendje, ndërsa gjatë verës era e keqe dhe mushkonjat përndjekin banorët e disa fshatrave rreth e rrotull.
Sipas tyre, nëse vadit me ujin e lumit, thahet çfarëdolloj bime.
Sigal