Përkujtohet Dita e Personave të Zhdukur, Wilton: 6 000 njerëz në varre pa emër në Shqipëri

548
TEPELENË­-Në përkujtimin e ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur Ministria e Mirëqënies Sociale organizoi një ceremoni në përkujtim të këtyre viktimave.Sipas Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE­së në Shqipëri, Robert Wilton kjo çështje nuk duhet të lihet në harresë pasi sipas tij janë 6 mijë njerëz pa varre në Shqipëri.
“Kemi detyrimin të kujtojmë rreth 6 000 njerëz të varrosur në varre pa emër, në mbarë Shqipërinë, gjatë periudhës komuniste. Është e rëndësishme që të gjenden këta persona të zhdukur dhe të përpiqemi të zbulojmë të vërtetën e plotë, si për hir të familjarëve të tyre, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi”, tha Eilton.
Eilton tha se “çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet me ndjeshmëri dhe përkushtim, si pjesë e një procesi më të gjerë për trajtimin e trashëgimisë që la regjimi komunist. Ai përshëndeti nismat për të shndërruar disa objekte të komunizmit në objekte përkujtimore, si “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë apo Burgu i Spaçit dhe shtoi se
“Prezenca e OSBE-së po jep këshillim dhe ekspertizë për nismat që nxisin hapjen e drejtë dhe transparente të dosjeve të ish-Sigurimit, si edhe po mbështet dëmshpërblimin e drejtë të të përndjekurve të regjimit.
Sipas Eilton, “Përballja me të kaluarën komuniste shërben për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është një çështje sa shoqërore, aq edhe thellësisht personale, jo vetëm për të mbijetuarit e kampeve si ky i Tepelenës dhe për familjarët e të zhdukurve, por për të gjithë shqiptarët,”
Në mjediset e ish-­kampit,ku u internuan mbi 3 mijë familjarë të kundërshtarëve politikë të regjimit, u vendos një pllakë përkujtimore në nderim të personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist.
Sigal