Përgjimi/ “Bleva byzylykë për nënën dhe gruan e Saimirit”, Habilaj i jep ‘llogari’ Çelës për prishjen e lekëve

486
Në dosjen e përgjimit të vëllezërve Habilaj dhe të arrestuarve të tjerë për trafik droge në Itali publikuar pasditen e sotme, dalin detaj të shumta rreth emrit të Saimir Tahirit.
Në një nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera Moisi Habilaj i jep ‘llogari’ Sabaudin Çelës për prishjen e disa parave.
Përveç shumës prej 30 mijë euro për Tahirin, në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, ‘i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij’.
Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë’.
Moisi: Goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: 2000 euro

varsja ok
Sigal