Përgjimet/ Frikë se mund të largohet nga Shqipëria, prokuroria: Të bllokohet pasaporta e izraelitit

603
Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë një kërkesë për bllokimin e pasaportës së shtetasit izraelit Yoram Frig. Ky i fundit është nën hetim për përgjim te paligjshëm të të dhënave kompjuterike.
Ai u kap në Rinas teksa përgatitej të largohej nga Shqipëria, pasi në bagazhet e tij u gjet një pajisje që për uniformat e policisë u konsiderua e dyshimtë. Vetë izraeliti pohoi para hetuesve se pajisja që kishte me vete ishte një pajisje që identifikonte praninë dhe vendndodhjen e përgjuesve.

Ai tha se ishte thirrur në Shqipëri nga një biznesmen, që sipas burimeve është Tom Doshi, i cili ka kërkuar të identifikojë përgjuesit në biznesin e tij. Hetimi është në ngërç pasi nuk gjenden ekspertë për pajisjen.

Izraeliti po hetohet i lirë, por pasaporta e tij është sekuestruar nga prokuroria me qëllim që ai të mos largohet nga Shqipëria.
Sigal