Përgjigjet e reja të konsullatës së SHBA për aplikuesit shqiptarë

644
Besa Hoxha: Doja të dija si bëhet përzgjedhja e aplikantëve për lotarinë amerikane, pra ku bazohet përzgjedhja dhe në cilat kritere përzgjidhen fituesit?
U.S. Embassy-Tirana: Përzgjedhja fillestare e llotarisë është krejt rastësore dhe bëhet elektronikisht. Cdo person i regjistruar në Lotari me anën e formularit DS 260, duhet te ruajë numrin e tij të konfirmimit i cili është unik dhe këshillohet të mos ndahet me persona të tretë, për të mos u bërë pre e mashtirmeve. 
Në fazën tjetër vetëm nqs aplikuesi i lotarisë (DV-së) plotëson kriteret e arsimit, ose eksperiencës së punës, sipas INA atëherë ai mund të pajiset me vizë. 
Domethënë fituesi i përzgjedhur elektronikisht ditën e intervistës duhet të dorëzojë prova që ka: 
-1 një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm;
OSE 
– 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për infomacion më të plotë lundroni tek kjo faqe: http://travel.state.gov/…/DV_2015_Instructions_Albanian…
Vini Xholi: Kam marrë një vizë 3 vjecare në qershor të 2015 dhe për arsye familjare ndoshta nuk udhëtoj dot për në SHBA brenda këtij viti. A më penalizon kjo gjë apo nuk përbën problem?
U.S. Embassy-Tirana: Nuk ju penalizon.

Liljana Ruci Caco: Vjehrra ime jeton në SHBA dhe është e pajisur me “Green Card” për 10 vitet e fundit. Është 78 vjece dhe kohët e fundit i janë shfaqur shenjat e para të sklerozës. A ka të drejtë ajo të pajiset me pasaportë amerikane dhe nëse po a mund të aplikojë bashkim familjar për djalin e saj?
U.S. Embassy-Tirana: Nëse ka “Green Card” mund të bëjë bashkim me djalin që tani.
Silva Alla: Më është aprovuar viza turistike 3 vjecare. A mund të nisem nga Italia?
U.S. Embassy-Tirana: Nëse keni një vizë të vlefshme amerikane ju mund të niseni për në SHBA edhe nga Italia.
Aurora Qirjo: Kam aplikuar për vizë turistike. Përgjigjia që mora ishte se sipas ligjit amerikan unë nuk i plotësoja kushtet?
U.S. Embassy-Tirana: Kini parasysh që Ligji Amerikan për Emigimin dhe Kombësinë (INA), ka një seksion 214B, që iu kërkon aplikantëve të vizave jo-emigruese të provojnë se kanë një rezidencë të qëndrueshme jashtë SHBA dhe se kanë lidhje të forta familjare, social-ekonomike, etj me vendin e rezidencës, pra nuk duan të heqin dorë ga këto lidhje. Ata duhet të provojnë se nuk kanë ndërmend ta përdorin hyrjen në SHBA me vizë B1/B2 për qëllime të ndryshme nga ato që e kanë kërkuar vizën, apo të zgjasin abuzivisht afatqëndrimin. Barra e provës bie mbi aplikantët për t’i provuar këto. 
Edhe tek fleta A4, që ju keni marrë sqarohet shumë mirë seksioni 214B, i INA. Për të qënë më të qartë lexoni linkun e mëposhtëm në gjuhën angleze mbi ligjin amerikan për emigracionin, më konkretisht Seksionin 214B të INA: http://travel.state.gov/…/english/general/denials.html Ju duhet të dëshmoni me dokumenta të ndryshme, që lidhjet me vendin e rezidencës janë të forta dhe se synoni të ktheheni aty pas vizitës në SHBA. Ne sugjerojmë të riaplikoni nëse kushtet tuaja kanë ndryshuar nga aplikimi i fundit.

Ola Ola: Datat e intervistat për Case Number 22 mijë e sipër mendohet të dalin në shkurt ose mars? 
U.S. Embassy-Tirana: Datat e intervistave dalin nga NVC.

Romeo Shkurti: Dua të palikoj për vizë turistike. Më parë bëhet pagesa apo plotësohet formulari DS 160: Në cilën bankë bëhet pagesa?
U.S. Embassy-Tirana: Në fillim plotësohet formulari DS 160 më pas paguhet tarifa e aplikimit prej $160. Për më shumë info shihni instruksionet tek kjo faqe web-i: http://albanian.tirana.usembassy.gov/how_to_apply.html
Sigal