Përgjaket autostrada Tiranë-Durrës, humbasin jetën 4 të rinj

491
Sigal

 

 Gazeta Telegraf/

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotem, 3 femra dhe
një mashkull humben  jeten në autostradën Tiranë-Durrës, kalimi
përgjatë së cilës u bllokua për disa orë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04.15, në afërsi të
Sukthit, kur dy automjete të tipit “Mercedes Benz” që lëviznin përballë
njëri-tjetrit me shpejtësi janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme
të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve.
 


Automjeti me targa
AA694IL, në pronësi të një 23-vjeçareje nga Saranda, studente në Tiranë (me
inicialet G.SH.), ku ndodheshin 3 vajzat, po udhëtonte në drejtim të Durrësit,
kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV, i drejtuar nga 36-vjeçari
Dashnor Deliallisi, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Maminasit. Drejtimi
i mjetit në kahun e gabuar të lëvizjes nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me
të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to. 

Mjetet janë shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e
zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjetet përkatëse. Nga hetimet e para
dyshohet se mjeti ku udhëtonin vajzat drejtohej nga studentja nga Saranda,
ndërsa nga dokumentat e gjetura në mjet dyshohet se mes viktimave është dhe një
33-vjeçare me inicialet I.B., banuese në Tiranë. 

Burimet policore bëjnë të ditur se priten veprimet e mëtejshme dhe
ardhja e familjarëve për të konfirmuar identitetet e tri vajzave që humbën
jetën në këtë aksident të rëndë rrugor, ndërsa është rikthyer qarkullimi normal
në autostradë.
rës, 4 viktima