Përgatituni për koncertin më të madh të vitit

535
Sigal

Platforma më e madhe televizive në vend, Digitalb, feston të hënën e 15 Korrikut 15-vjetorin e lindjes përmes një organizimi të paparë më parë në sheshin më të madh që mbledh shqiptarët kudo që ndodhen.

Në vazhdimësinë e dhjetërave eventeve të muajve të fundit, në datat 13, 14 dhe 15 Korrik, Digitalb vjen në sheshin “Skënderbej” me “ishujt e Argëtimit dhe Festës” dhe “Ilusionarium”, aktivitete ku të gjitha grupmoshat mund të luajnë, argëtohen, të fitojnë dhurata dhe të shijojnë shumë surpriza.

Një ditë nuk mjafton për të kremtuar ditëlindjen e 15-të të Digitalb, ndërsa kulmi do të arrihet më 15 korrik, ora 18:00 me koncertin që do të sjellë në Tiranë artistët më të mirë në të gjithë Shqiptarinë dhe që pa dyshim do të jetë eventi i vitit në kryeqytet dhe jo vetëm.

Ledri Vula, Ylli Limani, Mc Kresha&Lyrical Son, Kida, Jericho, Vedat Ademi, Tayna, Young Zerka, Ronela Hajati, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata janë disa prej emrave më në të muzikës mbarëshqiptare që do të festojnë së bashku me shqiptarët ditëlindjen e 15-të të Digitalb.

Çfarë pritet tjetër?  Duhet të vini dhe ti zbuloni… Hyrja është lirë.

Digitalb ju pret! Ejani me të gjithë Familjen.