Përgatituni/ Ja zonat që do zbardhen nga bora orët në vijim

740
Meteoalb ka publikuar hartën e reshjeve të shiut dhe borës për ditën e nesërme. Referuar hartës, reshje më të dënuara bore priten në Veri të vendit. Sipas Meteoalb: E shtuna paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore, por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës, por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.


Sigal