Përgatituni, edhe nesër pa drita! OSHEE: Zonat në Tiranë që do kenë ndërprerje

908
Ditën e nesërme paralajmërohen ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytet. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Mësohet se ndërprerja, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të bëhet për shkak të investimeve që po kryhen në Tiranë.
OSHEE thekson më tej se zonat pa energji do të jenë; rruga “Myslym Shyri” pjesërisht, rruga “Reshit Collaku” pjesërisht, shkolla “Dora D’istria”, rruga “Besim Imami” pjesërisht. Po sot në disa zona në Tiranë, po në të njëjtat intervale pati ndërprerje të energjisë elektrike.
Sigal