Përfundon si “mbetje”, vendimi i drejtorit çam të AKU, për pezullimin e vartësit Kreshnik Totaj

1999
Sigal

Kryeministria
dhe Drejtoria e Administratës Publike, nisin hetimin administrativ për emërimet
antiligjore në kupolën e AKU

Përparim HALILI

Edhe pse në heshtje, prej vetë kupolës së AKU dhe për më
tepër prej Departamentit të Administratës Publike është trajtuar si një aventurë
dhe ka përfunduar në “mbetje të pariciklueshme” urdhri i pezullimit dhe i
vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU),
zotit Dritan Sejko i datës 25. 10. 2016, me Nr. 4394/2 Prot., vulosur e
firmosur si pezullim nga kreu i komisionit të AKU, “silloja” i tij i radhës Besnik
Jakaj, 3 herë drejtor (aktor) qendror në 3 pushtete politike. Me urdhrin e
datës 25. 10. 2016, me Nr. 4394/2 Prot., njoftohet pezullimi e po kështu brenda
një ore e date, me Vendimin nr. 4394, datë 25.10 2016 njoftohet nisja e
procedurës për shkarkimin nga detyra, të drejtorit të Menaxhimit të Riskut në
AKU e Shqipërisë, zotit Kreshnik Totaj. Dje, datë 31 tetor 2016, ora 12.00 ishte
dita e “gjyqit” ndaj drejtorit të pezulluar Totaj, me sallë “gjyqi” zyrën e
urdhëruesit Dritan Sejko, edhe pse kjo quhet shkelje për shkak të konfliktit të
interesit në këtë çështje administrativo-ligjore, mbasi ka efekte ndikimi, ndërkohë
që komisioni ka përbërje shumice vartësit e tij. Mirëpo, seanca dëgjimore nuk u
zhvillua, mbasi sipas informacioneve që i kanë ardhur gazetës “Telegraf”, prej Departamentit
të Administratës Publike ishte bërë tërheqje e heshtur për këtë çështje, për
shkakun e motivuar, se në këtë vendim të përshpejtuar bëhej fjalë për një akt të
paligjshëm, që duhej shpërfillur dhe se ndaj tij ka nisur hetimi për shpërdorim
detyre për drejtorin çam të AKU, juristin Dritan Sejko! Dhe ashtu ndodhi. Pas
afro 1 orë vonese në pritje të nisjes së seancës dëgjimore, u tha se nuk kishte
proces trajtimi, për të njoftuar në një datë tjetër. Në fakt, shkak i mos zhvillimit
të seancës dëgjimore është procedura paralele për bllokimin e këtij vendimi
prej zyrës kryeministrore dhe prej Departamentit të Administratës Publike, të
cilët kanë kërkuar të zbardhet ky rast abuzimi me ligjin dhe me të drejtën e një
drejtuesi me status të nëpunësit civil. Që nga dje, ka nisur procedura e
bllokimit dhe hetimit të vendimit për pezullimin nga detyra të drejtorit
Kreshnik Totaj, duke mbështetur ligjin e jo prapaskenat e drejtorit të ri çam të
AKU. Kujtojmë, që ky nuk është rasti i parë i reprezaljes që drejtori i AKU
Dritan Sejko ka nisur e po vazhdon ndaj vartësve të tij, madje edhe ndaj
drejtuesve kryesorë të sektorëve të shërbimit në AKU. Sipas informacionit,
drejtori Sejko ka hartuar një listë të zezë me 39 shkarkime, 7 prej të cilëve
janë drejtues të AKU në qarqe dhe pjesa tjetër janë nëpunës e shefa sektorësh.
Emrat e piketuar për spastrim nuk janë problematikë për shërbimin, por janë “shqetësues”
për drejtorin Sejko, mbasi nuk kanë rënë dakort që të zbatojnë skemat e politikës
së tij korruptive, për të hartuar lista zhvatjeje të bizneseve, në shkëmbim të
fshehjes së krimit ushqimor, por edhe të disa zullumeve të tjera, të bëra me
dietat miliona lekëshe për vrojtime e kontrolle ushqimore fiktive të stinës së
verës… në dimër, kur sezoni veror ka qenë i mbyllur zyrtarisht me VKM! Pse
heshti dje, komisioni “Sejko” ndaj këtij vendimi, duke e “harruar”? A ka bërë
dje drejtori i “madh” Sejko, tratativa për presione me mesazhe gjoja “lapsuse”
ndaj drejtorit Totaj, për gjoja zhvillimin e seancës dëgjimore të bllokuar nga
kryeministria dhe DAP? Përse nuk publikon shkakun e mos zhvillimit të seancës
dëgjimore? Çfarë përmban urdhri i pezullimit dhe vendimi i për shkarkimin e
tij? A është në mbështetje të ligjit? Çfarë qëndrimi ka mbajtur kryeministri,
DAP dhe ministria? A është “këshilluar” drejtori Sejko nga “ata lart”, për të hequr
dorë nga ky vendim, që është marrë me ligjin ushqimor, kur në fakt duhej marrë
me ligjin për nëpunësin civil? A duhet nisur procedimi shtetëror për largimin e
këtij aventurieri me post drejtor i AKU, i cili prej 2 muajsh në këtë post të
dhuruar për sekserizëm të partisë çame, po përdor kolltukun politik dhe fuqinë
administrative, për të larguar vartësit dhe për të mbushur zyrat dhe postet
drejtuese me shërbëtorë personalë?
  

Ja Urdhri i njoftimit për nisjen e procesit të pezullimit
të drejtorit Totaj

 

Po publikojmë, një pjesë nga Urdhëri i njoftimit për
nisjen e procesit të pezullimit të drejtorit Totaj, me përmbajtje argumentesh absurde
e skandaloze, urdhër që ka Nr. 4394/2, datë 25.10. 2016, me të cilin komisioni
disiplinor i drejtuar nga Besnik Jakaj, njëherazi edhe drejtor i vlerësimit të
Riskut në AKU-në e Shqipërisë, njofton këtë procedim disiplinor:

 

Lenda:Njoflim
mbi fillimin c procedimit disiplinor per shkelje të rëndë

 

Drejtuar: Z. Kreshnik Totaj, Drejtor pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimit në
Drejtorinë e Përgjithshme të AKU

Baza ligjore: Ligji Nr. 152/2013, Neni 59 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM Nr. 115, datë 05.03.2014
“Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin,
përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin
civil”, Udhëzimi Nr. l, datë 02.04.2014 “Për elementet kryesore
procedurale dhe materiale të
ecurisë dhe
shqyrtimit të shkeljeve disiplinore”,

VKM Nr. 1081 datë 21.10.2009 “Për Organizimin dhe Funksionimi e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit” i ndryshuar, Ligji Nr. 9131, datë 08. 09. 2013
“Për “Rregullat e Etikës në Administratën Publike”.

Po ju njoftojmë mbi
fillimin e
ecurisë disiplinore ndaj
jush për shkelje disiplinore shumë të rënda që
konsistojnë në sjellje të parregullt në mënyrë të përsëritur gjatë
kohës së punës me eprorin direkt dhe kryerja e përsëritur brenda orarit zyrtar
e veprimeve që cënojnë figurën e nëpunësit civil e të institucionit në tërësi.

Kryetari Komisionit

Besnik Jakaj


A mund të mmerret vendim kundër drejtorit të AKU?!

 

Ja komisioni i ngritur nga drejtori Dritan Sejko, që do
gjykojë vendimin e kryetarit Dritan Sejko

 

Besnik Jakaj, Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit dhc Vlerësimit të Riskut,
me cilësinë e kryetarit të komisionit, vartës
i drejtorit Dritan Sejko

Dritan Sejko, Drejtor i Përgjithshëm i AKU, në cilësinë e eprorit
direkt të nëpunësit, “Vetë Ali e vetë
Kadi”, urdhëruesi

Lavdi Kajmaku, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, me cilësinë
e anëtarit, vartës i drejtorit Dritan
Sejko

Nerta Çeço, Përgjëgjëse e Sektorit Juridik, si nëpunëse civile më e
vjetër, në cilësinë e anëtarit, vartëse e
drejtorit Dritan Sejko

Dëshmitarë, zyrtarë të AKU, të caktuar nga eprori kryesor direkt
Dritan Sejko, vartës të drejtorit Dritan
Sejko.


Cilën nga këto pika të Ligjit Nr. I52/2013 “Për Nëpunësin
Civil”, ka shkelur drejtori Kreshnik Totaj?

 

 

 Ja neni nr. 57, i ligjit 

1. Mospërmbushja e rëndë e
detyrave.

2. Mosrespektimi i përsëritur i
afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë
pasoja shumë të rënda.

3. Moszbatimi
haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funksionale

4. Braktisja
e punës ose mungesa e pa justifikuar dhe e vijueshme për 7 ditë pune
apo më shumë, kur mungesa ka sjellë pasoja shumë të
rënda në përmbushjen e detyrave të institucionit.

5. Përfitimi
në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve
ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës.