Përfundon procesi i regjistrimeve në universitete

481
Sigal

Procesi i regjistrimeve për në universitetet publike dhe private ka përfunduar zyrtarisht. Ministria e Arsimit  ka njoftuar se i gjithë procesi bëri të mundur regjistrimin e rreth 23 mijë kandidatëve, që u shpërndanë sipas dëshirës në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë. Kërkesat për regjistrim tek publiku, këtë vit, me shifrat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, tregojnë se ka qenë në rritje krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në fund të procesit, në universitetet publike ishin rreth 3200 kuota të mbetura bosh, por për 2600 prej tyre nuk kishte persona në listë, që do të thotë se kishin dalë nga gara për shkak se mund të jenë regjistruara në një degë tjetër përpara përfundimit të afatit zyrtar të regjistrimit.