Përfundon pelegrinazhi në “kishën e mrekullive”

527
Sigal

Mijëra pelegrinë kaluan natën në Kishën e Shna Ndout në Laç, ku sot përfundoi rituali i 13 të martave. Të ardhur nga të gjitha trojet dhe të besimeve të ndryshme, ata besojnë se ky vend bën mrekulli.

Besimtarët u ngjitën në këmbë drejt Kishës së Shna Ndout në Laç.

Qytetare: “Inshallah Zoti na i plotëson të gjithë dëshirat.”

Ata ndezën qirinj dhe ecën në rrugën që besohet se ka kaluar shenjti.

Si edhe u lutën për shëndet e mirësi.

Qytetar: Këtu vijnë si katolikë, si myslimanë, nuk ka dallim feje. Një Zot kemi të gjithë.”

Vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallime fetare.

Besojnë në mrekullitë e këtij vendi të shenjtë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit ishin angazhuar dhjetra forca policie, ndërsa për emergjencat shëndetësore ishin në gadishmëri dy autoambulanca me staf mjekësor.

Por pavarësisht prezencës së shtuar të policisë, udhëtimi drejt qytetit të Laçit është shoqëruar me bllokim të qarkullimit për shkak të numrit të lartë të automjeteve.